Sipas burimeve të Reuters-it që thuhet të jenë të informuar mirë për ngjarjen, Tim Cook nga Apple është takuar me Jimmy Lovine, shefin ekzekutiv të Beats by Dr Dre.
Aty është raportuar të ketë biseduar rreth shërbimit të muzikës së koduar Project Daisy, që ka të bëjë me këngët digjitale. Bisedimet nuk kanë qenë për të vendosur ndonjë lloj marrëveshje, megjithatë ata kanë biseduar për një mori temash në lidhje me shërbimet në përgjithësi.
Takimi u mbajt muajin e kaluar në Los Angeles, Cook ishte i interesuar që të mësoj më shumë rreth projektit Daisy, shërbim ky që përfshinë edhe konsumatorët.
Projekti Daisy u njoftua me herët në muajin Janar, por shumë pak është dhënë detaje për sa i përket kësaj. Thuhet se Apple është duke kërkuar mundësi për të filluar një shërbim të vetin për music streaming në iTunes, diçka që do të vë atë në konkurrencë me Spotify apo shërbime të ngjashme. |ameble| [divider top=”0″]