SHPËRNDAJE

Bixby pritet të jetë pika kryesore në shitjen e serisë Galaxy S8, asistenti virtual i Samsung-ut tani nuk është diçka ekskluzive vetëm për seritë e reja Galaxy S8 dhe Galaxy S8+.

Përdoruesit kanë zbuluar se me vetëm pak përpjekje Bixby do të instalohet në smartphone-in tuaj.

Nuk është e nevojshme qe pajisjen ta keni root, ose asnjë ndërhyrje të dyshimtë, gjithçka që ju duhet është që pajisja juaj të ketë versionin Android 7.0 Nougat.

Samsung është vonë në lojë me Bixby, por kjo nuk ka rëndësi. Ky asistent virtual i Samsung-ut ofron të njëjtat funksionalitete që kanë Siri, Cortana dhe Google Assistant – por me disa veçori unike, siç është Bixby Vision që mundëson identifikimin e objekteve përmes fotografisë. /ameble

SHPËRNDAJE