Si duket Nokia, e cila tanimë është në pronësi të gjigantit Microsoft, është e interesuar për shitjen e njësisë së saj të hartave. Kompania është duke kërkuar një shumë të majme të hollave, rreth 3.2 miliardë Euro, dhe ofertat e para pritet të mbërrijë në fund të javës së ardhshme.
Sipas një raporti në Bloomberg, Apple është në mesin e blerësve potencial për biznesin e hartave nga Nokia. Blerësit e tjerë të mundshëm të biznesit Nokia HERE janë Alibaba, Amazon, Facebook, Baidu si dhe një grup i krijuesit të makinave gjermane.
Futjen e biznesit Nokia HERE nën ombrellën e kompanisë Apple, do të jap një shtyrje të madhe të hartave ekzistuese në Apple me të cilat do të mundohet të konkurroj kundër drejt hartave nga Google, Google Maps.
Se çfarë do të ndodh me Nokia HERE, kush do të ofron më shumë para për hartat nga Nokia, do të kuptojmë javën e ardhshme. /ameble