SHPËRNDAJE

RIM (Research In Motion, kompani kanadeze që merret me zhvillimin e platformës mobile BlackBerry) planifikon të nisë versionin e ri të platformës së saj BlackBerry 10, më 30 janar vitin e ardhshëm, ka njoftuar kompania.

Gjatë kësaj ngjarje, e cila në të njëjtën kohë do të mbahet në disa vende të ndryshme të botës, RIM gjithashtu do të shfaqë edhe dy smartphone të ri të bazuar në BlackBerry 10.

Në maj te këtij viti, RIM ka lëshuar një version të BlackBerry 10 për zhvilluesit, dhe në shtator kompania kishte zbuluar disa detaje shtesë në lidhje me ketë platformë. Kjo përfshinë ballinën e përditësuar, versioni i mailbox-it i përpunuar të quajtur BlackBerry Hub, BlackBerry messenger i ri, si dhe shumë tjera.

Një nga dy pajisjet që do të shfaqen më 30 janar mund të jetë një smartphone me touchscreen i koduar London që u shfaq në shtator të këtij viti. Thashethemet thonë se do të jetë i pajisur me procesor dual-core 1.5GHz, 1GB RAM, 16GB memorie të brendshme si dhe kamera 8 megapixel. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE