SHPËRNDAJE

BlackBerry nuk ka pasur shumë fat në tregun e tabletve. Ajo deri më tani ka lansuar vetëm një tablet të quajtur PlayBook, ku lirishtë mund të themi se ka dështuar. Prej asaj kohë kompania ka tentuar të nxjerr një të ri, por nuk ka qenë shumë serioze në lidhje me ketë.

Si pjesë e ngritjes së partneritetit në mes të dy kompanive të BlackBerry-it dhe Samsung-ut, ato tani janë bashkuar për të punuar në një tablet të ri. Pajisja, e quajtur SecuTablet, aktualisht është një bashkëpunim në mes të Samsung-ut, Secusmart dhe IBM-it. Për ata që nuk e dinë Secusmart është një kompani gjermane që është e specializuar në produktet për siguri, ku vitin e kaluar kjo kompani ishte blerë nga BlackBerry.

 

I quajtur “si i sigurtë” SecuTablet në fakt është një version i modifikuar i Samsung Galaxy Tab S 10.5. Ky tablet përmban kartën e sigurimit Secusmart, që mundëson enkriptimin e zërit dhe të dhënave. SecuTablet në shitje pritet të dalë më vonë gjatë këtij viti. Si pajisje nuk duket që për synim ka tregun e konsumit. Tableti në fjalë në të vërtetë si pajisje pritet t’i përmbushë nevojat e qeverive dhe kompanive që dëshirojnë të kenë tablet në vendet e punës, por që janë të shqetësuar për mbrojtjen dhe sigurinë e të dhënave.

Teknikisht ky tablet nuk mund të quhet si tablet i BlackBerry-t, pasi që nuk posedon sistemin operativ BB10 të kompanisë dhe për faktin se ky është dizajnuar dhe zhvilluar nga Samsung. BlackBerry vetëm se ka siguruar softuerin që e bën atë më të sigurt.
Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit në Gjermani tani është duke vlerësuar ketë tablet, në mënyrë që të mund të vërtetohet se a mund të përdoret nga qeveritë apo jo. /ameble