Si pjesë e projekteve të BlackBerry-t për të tërhequr më shumë njerëz për platformën e tyre BBM, kompania blackberry nga Waterloo të martën zyrtarisht ka filluar të lansoj rrjetin social BBM Channels, shërbim ky i cili është i ngjashëm me Twitter që u mundëson kompanive dhe të famshmëve për t’u lidhur direkt me fansat. Kompania tha se rrjeti i tyre social fillimisht do të integrohet në shërbime të saj për mesazhe BBM messaging e cila së shpejti do të shfaqet në disa pajisje për Afrikë, Indi, Indonezi, Amerika Latine dhe Lindja e Mesme.
Me mbi 80 milion njerëz përdorin BBM messaging, BlackBerry ka projektuar BBM Channels për të gjeneruar të ardhura nga shërbimi i mesazheve, e cila aktualisht nuk ka reklama. Rrjeti social në muajt e ardhshëm pritet të shfaqet edhe për pajisjet iOS dhe Android, që sipas të dhënave të fundit të dy platformat konkurruese aktualisht kanë rreth 20 milionë përdorues të BBM. |ameble|