Blue Screen zakonisht dëgjohet kur ndodh ndonjë problem në kompjuterët me sistem operativ të Windows-it. Arsyeja është se kjo fjalë tani ka filluar të dëgjohet në disa pajisje të pazakonta siç është iPhone 5S, kjo sipas disa përdoruesve të cilët po raportojnë këtë çështje në faqen e Apple-it për përkrahje.

Çështja Blue Screen duket të shfaqet vetëm kur përdoren disa aplikacione të caktuara, kështu që nuk është e tërësishme. “Gjatë përdorimit të iPhone-it tim duke hyrë dhe dalur nga aplikacionet, ekrani i pajisjes papritmas po kthehet në të kaltër të mbylltë (BSOD), pastaj paraqitet logo Apple dhe iPhone-i ristartohet” ka shkruar një përdorues. Kurse një tjetër thotë “Përderisa hapi një dokument që posedon tekst dhe pastaj e shtypi butonin për stand by/fikje, iPhone-i po ndalet komplet në vend që të shkoj në stand by”.

Pra, tani për tani kjo tingëllon si diçka që ndoshta mund të zgjidhet me ndonjë përditësim nga Apple, mirëpo kjo e fundit ende nuk ka komentuar çështjen publikisht. Shikoni videon më poshtë për të parë se si shfaqet ky problem dhe provoni nëse e keni të njëjtin problem në smartphone-in tuaj iPhone 5S. |ameble|

[youtube id=”DNw457joq5I” width=”600″ height=”350″]