Shumica nga ne kemi fluturuar me aeroplanë dhe kemi dëgjuar vërejtjen e njëjtë para nisjes, që thonë “ju lutem të fiken të gjitha pajisjet elektronike” telefon, mp3 player, iPod, laptopë, ejt.
Udhëheqësit e kompanisë Boeing kanë njoftuar për planet e tyre, për të lejuar pajisje elektronike apo përdorimin e telefonit celular në aeroplanë, ndoshta nga viti 2013. Pasagjerët që fluturojnë më Boeing 747/748, 787 Dreamliner, dhe 777 ndoshta së shpejti do të jenë në gjendje të përdorin telefonat celularë sipas kompanisë Boeing dhe portalit CNET.
U mbetet qeverive të shteteve të vendosin për një gjë të tillë kanë thënë ata, mirëpo në SHBA sipas deklaratave të më hershme Administrata Federale e Aviacionit e ka ndaluar ketë mundësi deri më tani dhe është thënë se kurrë nuk do të lejojnë një aktivitet të tillë.
Së bashku me përdorimin e telefonave celular dhe WiFi, Boeing gjithashtu ka theksuar se do të mundësojnë edhe kanale TV apo video konferenca drejtpërdrejt, diku në vitin 2014.
Boeing është një kompani amerikane shumëkombëshe dhe një ndër tri kompanitë kryesore në botë për operim dhe mbrojtje të hapësirës ajrore. |ameble| [divider top=”0″]