Sipas The Wall Street Journal, bordi i drejtorëve të Yahoo-s, njëzëri kanë miratuar blerjen e blogut Tumblr për 1.1 miliardë $.
Siç është raportuar edhe javët e kaluara, Yahoo është thënë të ketë qenë në diskutime paraprakisht me Tumblr rreth një blerje të mundshme, si dhe shuma e parave të gatshme që të paguhet ishte përfolur për 1 miliardë dollarë, dhe pastaj ngadalë është rritur deri në 1.1 miliardë. Disa raporte kanë thënë se drejtuesit e brendshëm të kompanisë Tumblr e shohim këtë çmim si tepër të ulët dhe mund të refuzojnë ofertën e shitjes. Yahoo ka miratuar ofertën, mirëpo kjo nuk do të thotë se Tumblr do ta pranojnë atë.
Kompania Yahoo për sot ka planifikuar një konferencë shtypi në qytetin e New York-ut. Blerja ende nuk është shpallur, por mund të ndodhë që sot do të njoftojnë për ndonjë marrëveshje. |ameble|