“Business Tuesday” i katërmbëdhjetë me radhë, organizuar nga Innovation Centre Kosovo (ICK) do të mbahet sot (të martën)  më 11 shkurt  2014 dhe do të fokusohet në një diskutim të pasuruar me disa prezantime mbi temën “Siguria e të dhënave | Rrjeteve | Web-it”.

Ftesa nga ICK për Business Tuesday #14

Në edicionin e katërmbëdhjetë me radhë ë Business Tuesday do të jenë të pranishëm emra si Mërgim Cahani – themelues në Phronesis Technologies, Gjirafa, iziSurvey.com, që do të fokusohet mbi temën “Siguria e të dhënave & Rrjeteve”, pastaj Shpend Kurtishaj bashkë-themelues & hulumtues i sigurisë së uebit në kompaninë Darts Security do të flasë mbi temën “Siguria e WEB-it & shembuj praktik”, kurse Tanzer Abazi – bashkë-themelues & specialist i sigurisë së rrjeteve në kompaninë Darts Security do flasë mbi temat  “Përdorimi i sigurtë & privatësia dhe “Çka është “WhiteHats”.

Ndërsa pas Business Tuesday#14 do të mbahet punëtoria “Hack for fun” ku do të trajtohen tema të ndryshme si: Çka është rrjeti; Wireless Protokolet (WEP, WPA, WPA2); Të pasurit qasje në rrjet, etj.

Prezantues në këtë pjesë praktike do të jenë Ardian Haxha – zhvillues i të dhënave në Python/Django/Ambasador i Fedora/Përfaqësues i Mozilla, kryesues i Bordit të “FLOSSK” dhe Drinor Selmanaj, zhvillues i Web-it / Certified Network Associate (CCNA). /ICK /ameble