Sipas një raporti të fundit thashethemet janë se Canon është duke punuar në një aparat fotografik të ri Pro DSLR që mund të shfaqet me një sensor masiv 75 megapikselë, është përfolur gjithashtu se ky model do të posedoj ekranin në anën e pasme me rezolucion të lartë. Madhësia e tij trupore do të jetë e ngjashme me atë të 1D X.
Sipas Photography Bay Canon Pro DSLR i ri momentalisht është në fazat e testimit, kështu që edhe për një kohë nuk pritet të shfaqet në treg. Sigurisht që Canon pa testuar kamerat dhe teknologjitë e reja, ajo asnjëherë nuk i nxjerr në treg mirëpo kjo çfarë po dëgjojmë është një kërcim masiv krahasuar me atë që aktualisht është në treg.
Edhe pse Nikon kishte kërcyer me Nikon D700 nga 12MPix në D800 me 36MPix. Kurse këtu kemi trefishim të lartë nga 20 MPix në 75MPix.
Sido që të jetë, ende nuk ka ndonjë informatë zyrtare nga ana e Canon-it nëse do të vendosë për lançimin e këtij aparati të ri apo jo, nëse rrjedhin detaje të reja ju informojmë me kohë. |ameble|