Partneri i akredituar për ProVideo/Photo nga Canon për Kosovë “MEGA Electronics” ka lëshuar ftesë për partnerë të cilët janë të interesuar të jenë prezent në prezantimin e produkteve të reja për video incizim dhe fotografi nga Canon.

Në ftesë shkruhet: është kënaqësi e madhe për kompaninë Canon t’ju ftoj në prezantimin e trendëve të reja në fushën e video pajisjeve. Si lider botëror dhe zgjedhja me e mirë për biznese dhe konsumator, Canon dëshiron të ju prezantoj pajisje të reja kinema, për video profesionale dhe produktet DSLR.

Canon Ftesë

Ngjarja është caktuar me datën 19 Mars në Hotelin Viktory në Prishtinë. Pjesëmarrës dhe prezantues i këtij eventi do të jetë z. Ferenc Torok – Canon CEE GmbH. /ameble