SHPËRNDAJE

CCleaner for AndroidPër ata që kompjuterin e përdorin që një kohë të gjatë, mund të kenë dëgjuar ndoshta për softuerin e quajtur CCleaner. Kurse për ata që nuk kanë dëgjuar, ky është një softuer që posedon aftësinë e pastrimit të kompjuterit softuerikisht, heq fajllat e përkohshëm, pastron fotografitë e padëshiruara, liron hapësirë në disk​, në thelb përpiqet të liroj kompjuterin tuaj për të funksionuar më mirë.

Në vitin 2013, kompania kishte deklaruar se ky program do të jetë në dispozicion edhe për pajisjet mobile të lëvizshme si Android, dhe tani rreth një viti me vonë kjo është arritur. Piriform, kompani kjo që qëndron pas softuerit CCleaner, ka njoftuar se CCleaner për Android është lansuar dhe është në dispozicion për shkarkim.

Megjithatë, Piriform shkruan se CCleaner për Android është aktualisht në fazen testuese Beta që do të thotë se mund të ketë gabime që pritet të eliminohen gjatë kohës, përndryshe është aplikacion plotësisht funksional.

Për të shkarkuar aplikacionin për Android kliko këtu. /ameble

SHPËRNDAJE