[CeBIT 2013] Panairi tregtar më i madh në Evropë për teknologji, CeBIT 2013 fillon nesër nga data 5 dhe zgjatë 4 ditë (deri me 9 mars) në një qendër të madhe ekspozuese gjermane në Hannover. Ajo organizohet nga Deutsche Messe AG.

Tema kryesore për këtë vit është “Shareconomy” duke përdorur bazën e aplikacioneve cloud, shërbimeve për të ndarë njohuritë si dhe për të rritur komunikimin mes bizneseve.

Qindra kompani të teknologjisë në botë do të shfaqin produktet e tyre të fundit në ketë panair, duke përfshirë Intel, HP, Toshiba, Samsung si dhe shumë të tjerë. Gjithashtu kompanitë kosovare si Adaptivit, RROTA dhe IonCoders se bashku me STIKK dhe Agjencionin për Promovim te Investimeve te Kosovës-APIK do të marrin pjesë si ekspozues në ketë panair. |ameble| [divider top=”0″]