SHPËRNDAJE

LG G3 Mini është certifikuar në agjencinë kineze të telekomunikacionit dhe tani më janë konfirmuar edhe specifikacionet përfundimtare të tij.

LG G3 Mini

LG G3 Mini do të vijë me një ekran HD 5 inç me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve i përkrahur nga një procesor 4-bërthamor Qualcomm Snapdragon 400 1.2 GHz dhe 2GB RAM memorie.

Karakteristikat e tjera të LG G3 Mini do të përfshijnë  8GB ose 16GB hapësirë të brendshme e cila mund të rritet nëpërmjet micro SD kartelës , kamera frontale 1.3 megapiksel, kamera kryesore 8 megapiksel dhe vjen me platformën Android 4.4 KitKat.

Deri më tani nuk ka informata të tjera për çmimin dhe daten e lansimit të LG Mini G3. /ameble

SHPËRNDAJE