Google street viewGoogle ka krijuar një uebfaqe mahnitëse interaktive për Street View, ku aty kompania flet pak për historinë e teknologjisë, dhe si ajo fotografon pamje të përshtatshme për syrin tuaj.

Deri tani miliona njërës janë të njohur me pamjet Street View për arsye të mira apo të këqija, mirëpo ka ende shumë fusha apo vende që kanë nevojë për t’u eksploruar nga Google Street View. Për të parë se sa ka arritur Google të bëj Street View, ajo ka paraqitur një grafikë goxha informuese për të parë së çfarë hapësirë është paraqitur si dhe cilat vende janë në proces e sipër.

Fushat më me shumë të fotografuara tashmë janë në SHBA dhe Britaninë e Madhe, por ende ka terrene interesante të pa kryera. Shumë vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut priten ende për t’u fotografuar, edhe pse këtu ka të bëjë me shumë me politikat e qeverive individuale se sa ngecjeve nga Google.

Google është transparente me metodat e saj të fotografimit dhe tregon saktësisht se si ajo kap imazhet në të gjitha pjesët e botës, ajo gjithashtu zbulon se cilat hapësira tjera janë në listën e saj për Street View, duke përfshirë vende në SHBA, Francë, Japoni dhe Kanada. Për detaje të plota rreth kësaj klikoni në këtu. |ameble|