SHPËRNDAJE

Në botë sot ka më shumë se 3 miliard përdorues të rregullt të Internetit, pjesë e kësaj jemi edhe ne dhe atë në baza të pa ndërprera ditore. Interneti është rrjet (network) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura kompjuterike, që transmetojnë të dhëna (data) të caktuara duke përdorur Internet protokollin (IP) standard.

Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmban miliona pjesëza të vogla rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vetvete përmbajnë informata dhe shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, bisedat e shkruara, me video dhe zë, transferuesit e skedave, shpërndarjen e të dhënave dhe dokumentet e tjera nga e gjithë bota.

Pra interneti është rrjet i rrjetave, dhe ajo çfarë ne duhet të na interesojë të dimë është se si realizohen këto rrjeta dhe cilat janë komponentët e tyre.

Komponentët e një rrjete kompjuterike janë:

  • Hosts (Kompjuterët, laptopët, pajisjet tjera mobile siç janë telefonat e mençur dhe tabletet).
  • Ruteri (Pajisjet që mundëson shkëmbimin e paketave në rrjetë përmes protokolleve të rutimit).
  • Suici (Pajisje përmes të cilës lidhen komponentët fundore (kompjuterët) në rrjetë).
  • Lidhjet (lidhja me tela apo fije optike dhe lidhja pa tela (wireless)).
  • Protokollet (Protokollet e rutimit IP, TCP, CSMA/CD, CSMA/CA).
  • Aplikacionet (Shërbimet e rrjetës).
  • Përdoruesit (Njerëzit dhe makinat).

Në këtë artikull do të shpjegojmë funksionin e Ruterit, njërën ndër komponentët më të rëndësishme dhe më te komplikuara për tu konfiguruar në krahasim me të tjerat. Çfarë është ruteri, si funksionon ai, dhe çfarë në fakt mundëson ruteri?

Çfarë është Ruteri ?

Një ruter është një pajisje e rrjetës që përcjell apo pason paketat me të dhëna në mes kompjuterëve në rrjetë. Ruteri është i lidhur në të paktën dy rrjeta të ndryshme dhe është pajisje kritike qe e mbanë  qarkullimin e të dhënave nga LAN në WAN dhe anasjelltas.

Kur paketat me të dhëna arrijnë në ruter përmes rrjetës ruteri lexon informatat e adresës në paketë në mënyrë që të përcaktoj destinacionin përfundimtar të paketës në fjalë.

Më pas, duke përdorur informatat në tabelën e rutimit apo rregullat e rutimit e pason paketën për në rrjetën tjetër nga ku paketa vazhdon rrugëtimin për në destinacionin përfundimtar. Kjo krijon atë që quhet vënjë e rrjetave mbi njëra tjetrën apo internetwork.Router1-Ameble

Ruterët përformojnë funksionin e “drejtimit të trafikut” në atë që ne e njohim si Internet. Pra, një paketë me të dhëna në mënyrë tipike përcillet nga një ruter në tjetrin përmes rrjetave që konsistojnë në internetwork deri në momentin që arrijnë nyjën përfundimtare të destinacionit.

Kur të dhënat dërgohen nga një rrjetë në tjetrën paketat gjithsesi se do të kalojnë përmes ruterit i cili edhe u tregon rrugën paketave. Këtë punë ruteri e kryen duke kontrolluar IP-në e destinacionit në header të çdo pakete dhe duke ju referuar tabelës ku ruhen rutat, e zgjedh rrugën me te mire për t’i përcjellë paketat.

Interneti vetvetiu është një rrjetë globale që lidhe miliona rrjeta më të vogla andaj rëndësia e ruterit është shumë e madhe.

Jo të gjithë ruterat janë të njëjtë pasi që secili varet nga puna që e kryen dhe dallojnë nga lloji i rrjetës në rrjetë. Ju mund të shihni ndonjë pajisje dhe të mos kuptoni që është ruter. Çka e definon ruterin nuk është forma, ngjyra, madhësia apo prodhuesi, por është funksioni i rutimit të paketave ndërmjet kompjuterëve.

Ruterët më të njohur për ne janë ruteret e vegjël shtëpiak apo ruteret e zyrave që thjeshtë pasojnë të dhënat, si ueb faqet, e-mail-at, videot, bisedat ne skype, dëgjimin e muzikës online, etj. Këta rutera mundësojnë të gjitha këto gjëra në lidhjen që krijohet në mes kompjuterit tuaj dhe Internetit. Për shembull, modemi kabllor i cili ruton të dhëna në mes jush dhe furnizuesit tuaj të internetit mund të konsiderohet ruter.

Një ruter është një kompjuter, softuer dhe harduer i të cilit modelohet për t’ju përshtatur detyrës së rrugëtimit dhe dërgimit të informacionit në destinacion.

Ruterat përgjithësisht kanë një sistem operativ specifik (për shembull Cisco IOS, Juniper Networks JUNOS dhe JUNOSe, Mikrotik, etj.), RAM, NVRAM, memorie flash, një ose më shumë procesorë si dhe një ose më shumë ndërfaqja me rrjetin.

Ruterat e fuqishëm përmbajnë disa procesorë dhe qarqe të integruara specifike për aplikacionet (ASIC) dhe përdorin procesimin paralel në shkallë të gjërë.

Routerat lidhen me dy ose më shumë  nënrrjeta (subnets) logjike të cilat jo domosdoshmerisht përkojnë një më një më ndërfaqjet fizike të routerit.

Termi suiç (swich) i shtresës së trete përdoret shpesh në vend të ruterit (router), por suiçi është një term shumë i përgjithshëm pa një përkufizim teknik të përcaktuar. Në zbatimin e tij praktik, ruterat optimizohen për përdorimin e ndërfaqjeve Ethernet LAN dhe nuk mund të kenë ndërfaqje të tjera fizike. /ameble

SHPËRNDAJE