SHPËRNDAJE

4K është e arritura më e madhe për televizionet në ditë e sotme. Ky format ofron rezolucion katër herë me të mirë se sa definicioni i lartë (HD) dhe është menduar posaçërisht për televizione të mëdha, disa nga ata me mbi 85-inç (rreth 2 metra nga këndi në kënd, apo diagonalja). Sot prodhuesit po ndërtojnë të njëjtën teknologji edhe për pajisje të vogla.

4K (e njohur edhe si Ultra HD ose UHD) është menduar të jetë hapi tjetër pas HD-së. Por, përderisa prodhuesit e televizioneve po lansojn dhjetëra pajisje me rezolucion 4K/Ultra HD, pjesa tjetër e industrinë së transmetuesve dhe programeve po ecën me ngadalë në adoptimin e këtij formati.

Rezolucionet

Le të shohim se si funksionon teknologjia 4K dhe çfarë është e nevojshme për ta pasur një të tillë:

Ç’do të thotë 4K?

Termi në vete nuk është i qartë. Që nga koha kur tregu masiv i televizioneve kishte debutuar, ekranet janë përcaktuar nga numri i rreshtave horizontal në fotografi. Shumica e televizioneve të vjetra (gjithashtu edhe disa të sheshta që ishin në fillim) kanë pasur një definicion apo përkufizim standard deri 480 rreshta, të cilët nuk e kishin mundësinë për më shumë detaje, pra ishin të kufizuar. Ardhja e modelit HD posedonte 720 rreshta apo siç e quajmë sot 720 pika, dhe televizionet më të mira dhe të vlerësuara sot, janë ato të cilat posedojnë 1080 pika (1080p).

Tani, termi 4K e ka prejardhjen nga industria e filmit për format profesional 4096 x 2160 pikselë, ku i referohet afro 4000 pikselëve në të gjithë ekranin.

Çfarë është Ultra HD apo UHD?

Pajisjet elektronike për konsumator përdorin rezolucion pak më të ulët se 4K. I njohur ndryshe edhe si Ultra HD ose UHD, ky format llogarit nga 3840 x 2160 pikselë dhe me numërimin e pikselëve është pikërisht katër herë më i lartë se sa televizionet Full HD me 1080p (të cilat janë 1920 x 1080 pikselë).

4K vs Full HD

Çfarë janë dobitë e teknologjisë 4K?

Në televizionet 4K, ne shohim më shumë detaje. Në ekranet 4K, në një video të qytetit mund të shohim lirishtë dritaret individuale në ndërtesa madje edhe njerëzit duke ecur në rrugë.

Ngjashëm si tek ekranet Retina të iPhone-ve apo iPad-ve, teknologjia 4K/UHD rezulton në pikselë më të vogël në krahasim me ekranet HD të madhësisë së njëjtë, që do të thotë se kur ulemi afër mund të shohim fotografi më të detajuara. Kjo nuk do të thotë që ne mund të afrohemi shumë afër, por mund të afrohem dy herë më afër se që e keni bërë me televizionet Full HD (1080p), në madhësi të njëjtë të ekranit. Dallimi vërehet me shumë në ekrane më të mëdha, pikselët e të cilëve do të dukeshin relativisht të mëdhenj me rezolucion 1080p, por katër herë me të vogël më rezolucion 4K.

Sa afër mund të ulem me televizionet 4K?

Sipas Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, të cilët përcaktojnë shumë standardet teknike, për 4K, njerëzit mund të ulen afro një herë e gjysmë sa është lartësia e ekranit, kurse për televizionet HD tri herë sa është lartësia e ekranit, fjala është për të njëjtën madhësi të ekranit nga të dyja.

Distanca me TV

Dallimi mes teknologjisë 4K dhe televizioneve HD standard është më i theksuar në ekrane shumë të mëdha. Sharp, për shembull, prodhon televizione 4K me diagonale 70-inç (rreth 34.3 inç, ose 87 centimetra të lartë). Për modelet 4K mund të ulem 1.3 metra larg, kurse 2.6 metra për HD.

Në ekran të vogël teknologjia 4K /Ultra HD vërehet më pak. Me televizione Sony apo Samsung që posedojnë ekran 4K 55-inç, për shembull, mund të ulem vetëm 1 metër larg. Për të qenë aq afër mund të jetë tërheqëse për disa njerëz, p.sh. ata që luajnë lojëra, por aktualisht asnjë nga konsolat që kemi në treg, edhe nga ato të rejat përfshirë PlayStation 4 dhe Xbox One nuk përkrahin teknologjinë 4K. Për ketë, Sony është deklaruar së teknologjinë 4K do ta marrin parasysh në të ardhmen, kurse Microsoft ka thënë se përkrahjen për lojërat 4K do ti rregulloj me një përditësim të softuerit, por nuk ka thënë se kur do të arrihet kjo. Në fakt, për momentin shumë lojëra nuk janë as edhe në 1080p.

Sa të shtrenjta janë televizionet 4K?

As televizionet 4K të reja nuk përjashtohen nga rregulli i pajisjeve që dalin me çmim të lartë. Më lartë thamë se janë menduar për ekrane me dimensione të mëdha siç ka bërë Sony për shembull vitin e kaluar kur ka lansuar një 84-inç çmimi i tij ishte 25.000$ (18.500 Euro). Por çmimet e tyre tani po zbresin më të madhe.

Modelet e reja të Sony-t që pritet të dalin në treg ketë muaj renditen nga 2.200$ për 49-inç dhe 9.000$ për 79-inç. Më i madhi 84-inç ende mban çmimin e njëjtë 25.000$. Samsung po ndjek hapat e ngjashëm për modelet që pritet të vijnë ketë verë duke përfshirë 2.500$ për 48-inç dhe 75-inç ku tani është liruar në 6000$. Deri në fund të vitit një televizion përafërsisht 50-inç pritet të jetë me çmim rreth 1000$.

Sharp 4K TV

Çfarë mund të shikohet momentalisht në një televizion 4K?

Jo shumë, momentalisht. Ende nuk gjendet ndonjë dyqan apo televizion tek ne që shet filma apo shfaq emisione të këtij kualiteti, mirëpo televizione kemi me 4K. Disa video të shkurtëra tani kanë filluar të publikohen në YouTube. Gjithashtu, Sony FMP-X1 Player ka qasje në më pak se 200 artikuj-filma dhe episode individuale televizive në dispozicion nëpërmjet shërbimit të tyre online. Kësaj gjithashtu i nevojitet një kohë e gjatë për të shkarkuar një film dy orësh që kapaciteti i tij shkon deri 40 GB. Për më tepër, këto të dyja funksionojë vetëm nga Sony Ultra HD.

Sa i përket video kamerave, JVC ka qenë e para që ka lansuar një video-kamerë 4K e që është me çmim rreth 5000 dollarë amerikanë. Panasonic do të nxjerr gjithashtu të njëjtën që pritet të dal më vonë këtë vit. Sony gjithashtu, por përveç video-kamerave ka filluar që ketë teknologji ta fus edhe në smartphone.

Çfarë vjen pas teknologjisë 4K?

Përderisa 4K është larg nga teknologjia e tanishme, teknologjia pas kësaj 8K është tashmë në fazë përgatitore. Disa prodhues të televizioneve tanimë kanë shfaqur prototipat e tyre në teknologjinë e ekraneve 8K që pritet të ketë rezolucionin 7680 x 4320 pikselë. /tomsguide /ameble

SHPËRNDAJE