SHPËRNDAJE

Steve Ballmar nga Microsoft do të jetë nikoqir i mbrëmjes të hënën (16 Korrik) e cila do të mbahet në San Francisco dhe është organizuar ekskluzivisht vetëm për mediat. Të  gjithë gazetarët e ftuar në këtë ngjarje të madhe të Microsoft-it  do të kenë privilegjin të jenë ndër të parët për të dëgjuar lajmin e mirë për gjërat e mira të cilat kjo kompani proklamon se do ti publikoj.

Ka kohë që Microsoft-i mban shumë gjëra sekrete për publikun deri sa ato të arrijnë fazën finale të testimit dhe implementimit e më pas shfaqjen për publikun. Prandaj nuk kemi shumë detaje se çfarë në të vërtet do të zbulohet para nesh, por ajo qe përflitet më së shumti se do të paralajmërohet në këtë ngjarje është Microsoft Office 15, një paket e Office-it me version të ri të programeve produktive. Gjatë kësaj konference është paralajmëruar se të gjithë gazetarët do të kenë mundësinë  dhe lirinë e plotë për të kaluar kohë me ekspertët e Microsoft-it të cilët do të jenë prezent dhe mund të bëjnë çfarë do lloj pyetje në lidhje me Microsoft-in dhe produktet e tyre.

Ameble do të jetë në pritje të kësaj ngjarje të madhe së bashku me ju, dhe sapo të mbaroj konferenca e Microsoft-it ne do të ju njoftojmë me të gjitha ngjarjet e rëndësishme që do të karakterizojnë këtë konferencë.  |cnet.com| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE