Nuk e di ju, por thuajse shumica që posedojnë lidhje interneti kalojnë kohë me YouTube dhe me siguri qe u ka rënë ta shihni videon “Charlie bit my finger“. Në fakt, Charlie bit my finger është video e parë nga një përdorues në Youtybe që me ketë video ka arritur 500 milionë shikime, duke e bërë atë më të suksesshmen në rangun e përdoruesve të thjeshtë me video të vendosura në YouTube.
Sigurisht, që ka nga videot në YouTube si Style Psy nga Gangnam që ka arritje edhe me të madhe, por kësi lloj video janë video të përgatitura enkas për të bërë përshtypjen e njerëzve, janë shkruar dhe përgatitur në përputhje me rrethanat, por jo sikur video e Charlie-t që është video e çastit e që u bë shumë e popullarizuar në botë.
Mbi 500 milionë, ky është një rast i vetëm, e që tani ka nisur rrugën e një serie tjetër të re, ku jo vetëm se do të shfaqën Harry dhe Charlie, por edhe vëllai i tyre i vogël Jasper. Do të jenë tri episode që janë titulluar Biting News, King of The Week and Charlie Bites.., si dhe janë krijuar lojëra për sistemit operativ Android dhe iOS, janë prodhuar veshje dhe shumë tjera. |ameble|
[youtube id=”_OBlgSz8sSM” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]