SHPËRNDAJE

Pra Galaxy S8 ka ekranin e ti të pafundme dhe skanerin iris, pa e përmendur procesorin e shpejtë dhe specifikat e tjera, por është e dukshme se edhe Smartphone një vit më i vjetër Galaxy S7 do ti ketë disa nga veçoritë që e bëjnë Samsung Galaxy S8 special.

UI (Ndërfaqja e përdoruesit), Vizualiteti, dhe Cilësimet

Pas përditësimit të Android 7.0 Nougat, Galaxy S7 dhe S7 edge morën disa nga Galaxy S8 UI. Këtu vijnë disa veçori të reja si ndryshimi i rezolucionit, mënyra të reja të mirëmbajtjes, dhe opsione të ndryshimit të performancës.

Bixby

 

Samsung tashmë ka konfirmuar se veçoria Bixby do të jetë edhe në smartphonët e tjerë Galaxy në të ardhmen, dhe si flagship i vitit të kaluar, Galaxy S7 është shumë afër vendit të parë në atë listë.

Galaxy S7, natyrisht, i mungon pulla e Bixby, që do të thotë se  Samsung nuk do të jetë mund të integrojë Bixby ashtu siç e kishte paramenduar.

Bixby është projekt i madh, me ritme të ngadalta të zhvillimit, pra ky përditësim do të marr kohë deri sa të bëhet.

Tjerat Veçori

Ja si do të shkojnë gjërat për veçoritë e tjera të Galaxy S8:

Përkrahja e DeX

E pamundshme: Edhe nëse DeX do të bëhej për Smartphone tjerë, ajo përkrahë vetëm USB type-c

Fotografia Multi-Frame

E Papëlqyeshme: Ky është inovacioni më i rëndësishëm i kamerës së Samsung Galaxy S8, që e lejojnë të bëjë fotografi shumë më të mira. Samsung do ta qesë shumë poshtë Galaxy S8 nëse e fut këtë veçori në Smartphone të tjerë.

Wallpaper e Pafundme

E Papëlqyeshme: Samsung Galaxy S8 shpalosi Wallpaperin e Pafundme gjatë prezantimit, kjo veçori do të jetë në Lock Screen, në Menynë kryesore, dhe në Gjithmonë-Në Ekran. Dhe siç është vërejtur, Gjithmonë-Në Ekran e Samsung Galaxy S8 funksionon më ndryshe se ajo e Samsung Galaxy S7.

SHPËRNDAJE