Përderisa Apple zbuloi telefonin e parë të mençur në 2007, nuk ishte ky telefoni i parë i Apple që lidhej me iTunes. Gati tre vjet para se të publikohej iPhone i gjeneratës së parë, në verë të 2004, Apple paralajmëroi një marrëveshje që të “sigurojë aplikacionin iTunes music për gjeneratën e ardhshme te telefonave Motorola”.
Pak pas kësaj kohë, në shtator të 2005, kur u prezantua Motorola Rokr E1, themeluesi i Apple, Steve Jobs me krenari e prezantoi këtë ndërlidhje dhe bashkëpunim të iTunes me Motorola, madje e quajti këtë aplikacion në atë kohë “iTunes Phone”. Motorola Rork E1 apo siç u njihej ndryshe edhe si iTunes E1, kishte një ekran prej 1.9-inç TFT shumëngjyrësh me 176×220 pikselë, një VGA kamerë, dhe mundësi për microSD kartë.
Për më shumë shikoni videon më poshtë prezantimin e Motorola Rork E1(iTunes Phone) nga Steve Jobs:
[youtube id=”TWSRgsk2oaw#t=62″ width=”600″ height=”350″]
Suksesi i kësaj pajisje nuk ishte aq i madh dhe bashkëpunimi i Motorola dhe Apple mbaroi në fund të 2006. Pak muaj pas kësaj në Janar të 2007 u paralajmërua smartphone-i i parë i Apple iPhone (first generation) i cili filloi të shitet në Qershor të po atij viti.
Që nga ajo kohë gjithçka filloi të ndryshoj duke mundësuar botës qasjen në shumëçka që një kompjuter mund të kishte, përmes një pajisje mobile përmes të cilës mund të flasësh edhe në telefon.
Kjo gjë bëri që Apple dhe shumë kompani tjera të fillojnë zbulimet e tyre për të prodhuar diçka të ngjashme me përformancë më të avancuara. /ameble
Për më shumë shikoni videon më poshtë prezantimin e iPhone nga Steve Jobs:
[youtube id=”vN4U5FqrOdQ” width=”600″ height=”350″]