Nga gjithë këto sisteme të Linux-it për të bërë një zgjedhje, një sondazh i përdoruesve të Linux-it na ofron një ide të mirë se cilat versione përdoren më shumë. Duke u fokusuar tek serverët, tashmë kanë raportuar më herët në lidhje me të dhënat nga W3Techs duke sugjeruar se Debian Linux është zgjedhja më popullore sot për Ueb serverët. Tani, një seri e re e të dhënave të botuar të hënën merr/jep një vështrim të afërt për Data Serverët dhe në veçanti për përdorimin e tyre nga bizneset e vogla dhe të mesme. Cilat ishin zgjidhjet? Debian dhe Ubuntu Linux!
67 Përqind preferojnë Debian
Ky sondazh i ri vjen nga kompania Symform e cila ofron shërbime cloud për ruajtjen e të dhënave, statistikat e kësaj kompanie tregojnë se bizneset më të vogla preferojnë Debian dhe Ubuntu në krahasim me Red Hat për data serverët, përfshirë Red Hat Enterprise Linux dhe CentOS. Gati 67% të anketuesve që përdorin Linux si Data Server përdorin Debian si sistemin e tyre të pëlqyer, përderisa pjesa tjetër përdorin platforma të bazuara në Red Hat. Anketa përfshin 100 biznese të vogla dhe të mesme dhe u sponsorua nga Symform me qëllim të identifikimit të sistemit operativ i cili përdorët më shumë nga shfrytëzuesit e Linux, të interesuar për shërbimet e të dhënave dhe zgjedhjeve për cloud. Symform është duke përdorur të dhënat për të përcaktuar përparësitë në lidhje me shpërndarjet e Linux për të përkrahur produktet në të ardhmen.
Një perspektivë që duhet pasur në konsideratë
Sigurishtë, si të gjitha sondazhet edhe kjo është vetëm një pasqyrë e vetme e asaj se çfarë është duke u përdorur dhe popullariteti në mes të një sërë përdoruesish, nuk do të thotë që preferencat e tyre do të jetë e drejta për ju. Megjithatë, nëse jeni në procesin e marrjes së një vendimi të ngjashëm lidhje me sistemin operativ të cilin keni për ta përdorur në serverët brenda biznesit tuaj, ky është një sugjerim i mirë i cili duhet pasur parasysh. |pcworld.com| [divider top=”0″]