SHPËRNDAJE

Cisco cloudShërbimi “Cisco Connect Cloud”, ka shkaktuar mjaft probleme dhe zhurmë, pasi qe ka lëshuar një automatik update për firmware të Router-ve. Poseduesit e Router-ve specifik Cisco Linksys E2700, E3500 dhe E4500 nuk kanë mundur të kyçen pas këtij update-i, dhe janë përballë me një kërkesë para kyqjes për tu regjistruar në Cisco Connect Cloud. Pastaj, disa edhe kanë humbur parametrat(settings-at) e tyre, nëse e kanë ristartuar pajisjen.

Perveq kësaj, Cisco gjithashtu ka lënë disa te drejta(permissions) për vete për të ofruar me vonë shërbim. Sigurisht, qe ankesat kanë filluar menjëherë në forume nëpër internet në lidhje me këto dy qeshje, për update firmware dhe për të drejtat e rezervuara nga Cisco.

Por më pas, Cisco ka lëshuar një deklaratë pas gjithë atyre ankesave dhe ka kërkuar falje për dy problemet, dhe udhëzimet se si të behet firmware downgrade u paraqiten menjëherë nga një administrator në forume te Cisco-s, i cili shfaqi gjithashtu hapat se si të kthehet kjo në gjendje të me hershme. |extremetech.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE