SHPËRNDAJE

Cisco është duke u përgatitur për shitjen e pjesës së router-ave Wireless Linksys, sipas Bloomberg.
Gjigandi i teknologjisë si duket ka kontraktuar kompaninë Barclays për të ndihmuar në shitjen e Linksys-it, i cili është blerë në vitin 2003 për 500 milion $.

Shitja është pjesë e strategjisë së vazhdueshme të Cisco-s për tu zhvendosur nga tregu i konsumit dhe që të përqendrohet në njësitë e kompanive dhe ndërmarrjeve të saj të shërbimit. Kjo strategji eshte shfaqur nga 2011 prej ndërprerjes se biznesit të saj me kamera Flip dhe shkurtimet masive të fuqisë punëtore të saj globale në 14 %.

As Cisco as Barclays deri tani nuk kanë komentuar mbi këto thashetheme.|ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE