Cisco është paditur për shkelje te rregullave të markës tregtare mbi një nga fushatat e saj të marketingut. Universiteti East Carolina në Greenville, North Carolina ka njoftuar për fillimin e procedurave ligjore në gjykatën federale, mbi përdorimin e parullës apo motos “e nesërmja fillon këtu” (Tomorrow Starts Here), fushatë kjo nga Cisco e shfaqur nepër televizione, publikime të shtypura dhe gjithashtu në internet (shih videon më poshtë).
Sipas Things D, ECU ankohet për përdorimin e motos së tyre në ketë fushatë te Cisco-s pa kërkuar të drejtën autoriale.
Universiteti publik 105 vjeçar thotë se ka përdorur kete moto për më shumë se një dekadë, në reklama dhe në shtyp. Kancelari i ECU-s Steve Ballard thotë se është “thelbësore që të marrin masa për të mbrojtur markën që përcakton identitetin tonë dhe vizionit”.
Cisco është kontaktuar për ketë mirëpo nuk ka komentuar asgjë. |ameble|
[youtube id=”BJSjbttGaVM” width=”600″ height=”350″]
[divider top=”0″]