SHPËRNDAJE

Me sasinë e pijeve Coca-Cola që konsumohet për çdo vit, i bie që i gjithë paketimi dhe kartonët e tyre gjithashtu hidhen në bërllok. Përderisa riciklimi është një mundësi e mirë, pse mos të ri-përdoren?

Si duket Coca-Cola ka menduar për ketë dhe idea e tyre është që t’i kthej paketimet në kufje virtuale (Cardboard virtual reality) për Google-in.

Siç po e shihni në videon e mësipërme, kompania ka demonstruar se si paketimi i saj i Coca-Cola-së potencialisht mund të ripërdoret dhe kthehet në kufje VR. Duke pasur parasysh se kompania Google, shumë çartë i ka vënë udhëzimet e kësaj mundësie në ueb-faqen e tyre, përveç Coca-Cola-së ka edhe kompani të tjera që kanë ndjekur të njëjtin ide.

Për momentin kjo çka është paraqitur në video është vetëm një koncept dhe se Coca-Cola ende në të vërtetë nuk ka filluar me këto pako karton, por që pritet të filloj në të ardhmen. /ameble

SHPËRNDAJE