Corning, prodhuesi i mbrojtësve të ekraneve ka njoftuar zyrtarisht për projektin e tyre të ri “Project Phire”, prodhimin e një materiali të ri që është më shumë rezistent se sa Gorilla Glass, e cila tashmë është përdorur nga disa prodhues të smartphone-ve, që kanë dashur të ofrojnë mbrojtje më të fortë për ekranet e tyre.
Kompania në muajin nëntor kishte njoftuar për versionin Gorilla Glass 4, kurse tani raporton se është duke punuar për të arritur diçka që është edhe më e fortë se kjo. “Krye-shefi i Corning, James Clappin ka thënë se “Ne kemi zhvilluar një produkt të ri nga safiri që do të ofrojë rezistenc zero dhe do të tejkalojë rezistencën e Gorilla Glass.”
Safiri bëri bujë vitin e kaluar kur dolën thashethemet se Apple është duke punuar për të futur ketë material në disa nga produktet e saj të ardhshme duke përdorur xhamin nga Corning.
Tani që Corning ka diçka të tillë shumë nga pajisjet e ardhshme mund ta përdorin ketë teknologji të saj. /ameble