SHPËRNDAJE

Nëse ende nuk e keni përdorur Coratanan në Xbox One, Microsift do të dëshironte që ta provoni.

Si pjesë e Xbox One creators update, asistuesi virtual i  Microsoft ka pranuar një përditësim, dhe mbështet disa gjëra të reja siç janë reminders ( lajmërimet) dhe alarmi. Sidoqoftë disa komanda të zërit janë më të mira se të tjerat në Xbox One, dhe nëse e keni përdorur Cortanan në kompjuter duhet të dini se disa komanda ende nuk janë të gatshme për konzolën Xbox One.

Më poshtë është një listë e komandave më të mira të zërit për Cortana në Xbox One. Për të i aktivizuar ato duhet të keni një mikrofon ose një Kinect, dhe secilën komandë duhet ta filloni me “Hey Cortana”. Për listën e plotë të komandave, duke përfshirë edhe ato që ndoshta nuk ju duhen në Xbox One vizitojeni faqen e Microsoft.

Komandat më të mira për Cortana në Xbox One

”Play [loja]” – Fillon Lojën.

”Go home” – Kthehet në ekranin kryesor ”home screen”.

”Friends,” “Notifications,” “Messages,” “Achievements”– e hapë atë kategori.

”Invite [emri i shokut] to the party” – Nuk keni nevojë për emrin e saktë, Cortana do të e gjejë emrin që përshtatet më së miri.

”Leave the party”

”Send message to [emri]” – Cortana pastaj do të ju pyes se çfarë t’i thoni.

”Record that” – Do të ruaj 30 sekondat e fundit që luajtët në  lojë.

”Take a screenshot”

”Start a broadcast” – Fillon trasmetimin në Beam. (Nuk mund të hynni në trasmetim në Twitch me zë.)

”Remind me to [detyra]” – Cortana do të ju ofroj për të vendosur kohë dhe datën, dhe pastaj do të ju njoftoj për të në kohë edhe në paisjet tjera ku e përdorni Cortanan.

”What’s the weather this weekend?” ose “What’s the weather in [vendi] on [data]?” Cortana ju shfaq motin

”Pause” ose ”Play” – Përdoreni këtë për të kontrolluar muzikën në prapavijë.

”Videos of [termi i kërkimit]” – Shkurtesë e përdorshme për t’i shikuar videot nga Youtube në shfletuesin Edge.

”Use a code” – Për të paguar artikuj në Store.

Këto janë komandat më të mira ndërsa ka komanda që thuhet se punojnë në Cortana në Xbox One por në fakt nuk punojnë, në disa prej tyre Cortana ju thotë që t’i provoni pas përditësimeve të reja.

SHPËRNDAJE