Cortana AndroidCortana ka vetëm një muaj që është lansuar kurse Microsoft nga tani është duke menduar se si të sjellë asistentin personal digjital në pajisje dhe platforma tjera, duke përfshirë iPhone dhe pajisjet Android. Duke folur në konferencën SMX në Seattle, kompania ka konfirmuar se është duke punuar që Cortana të kaloj disa shkallë më lartë, raporton Search Engine Land.

Asistenti personal digjital nga Microsoft ka hyrë pak me vonesë në ketë lojë, krahasuar me Apple Siri dhe Google Now, por e veçanta e kësaj është se Cortana ofron disa karakteristika unike që mund të jenë interesante për pajisjet iPhone dhe Android.

Se a do të ketë sukses Cortana në platformat tjera kjo mbetet të shihet. Google Now është një mjet shumë i rëndësishëm në Android, por nuk e ka efektin e njëjtë të saj në iOS.

Tani për tani, për ta eksperimentuar asistentin Cortana ju duhet ta keni smartphone-in me Windows Phone. /ameble