SHPËRNDAJE

Microsoft sot më herët ka lëshuar versionin Windows Phone 8.1 Developer Preview (për zhvilluesit), ky është versioni i parë i Windows Phone-it që vjen me asistentin me zë Cortana të tyre, dhe menjëherë pas lansimit është publikuar një video krahasim për Cortana vs Siri vs Google Now.

Video më poshtë është testuar dhe incizuar WPCentral dhe aty kanë shfaqur smartphone-at iPhone 5S me Siri, Motorola Moto X me Google Now dhe Nokia Lumia Icon me Cortana.

[youtube id=”-HJodK56EsU” width=”600″ height=”350″]

Pra siç e patë Microsoft Cortana duket të jetë mjaft mirë dhe që reagoi shpejt kundër Apple Siri dhe Google Now, duke marr parasysh se ky version i Cortana-s ende është version beta testues ku në dispozicion është vetëm për zhvilluesit.

Do të jetë vërtetë interesant të shohim se çfarë përmirësimeve do të bëj Microsoft në versionin Final të këtij aplikacioni për Windows Phone 8.1! /ameble