Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknologji që mundëson drejtimin e insektëve kacabu (ose siç i themi ne bubashvabë) me implantet që stimulojnë shqisat e tyre.
Ngarkesa e dërguar në shqisat e këtij insekti u krijon përshtypjen se ajo është përplasur në diçka, dhe në këtë mënyrë mund të kontrollohet lëvizja e saj. Shkencëtaret në Universitetin e North Carolina State University kanë zhvilluar një teknologji për të kontrolluar lëvizjen e këtyre insektëve më ndihmën e qarqeve elektronike të mbjellura.
Shkencëtarët kanë përdorur çipa të lehtë me marrës pa tela dhe impiante që janë vendosur në pjesën e prapme të insektit. Këto çipa janë të lidhura me shqisat e insektit, dhe me ndihmën e shkarkimeve të lehta të energjisë elektrike i nxit ato në lëvizje. Ngarkesa elektrike e dërguar në shqisat e këtij insekti e krijon përshtypjen se ajo është përplasur në diçka, dhe kështu mund të kontrollohet lëvizja e saj.
Si aplikime të mundshme të kësaj teknologjie shkenctarët paraqesin mundësinë e dërgimit të këtyre insektëve nëpër hapësira të mbyllura, në kërkim të të mbijetuarve pas aksidenteve të ndryshme. |ameble| [youtube id=”gmbEX7zDzog” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]