lg-lollipop-buildNe tashmë kemi parë fotot e versionit të Samsung të sistemit Android 5.0 Lollipop dhe tani rradhën e ka LG. Pasi LG konfirmoi në disa shtete se LG G3 do të përditësohet me Android 5.0 këtë vit, kanë filluar të dalin dhe fotot e këtij sistemi.

Në foto dallohen qartë veçoritë e Lollipop si për shembull ndërfaqja e njoftimeve. Ndërfaqja ka shumë veçori të Lollipop, por në foto dallohet gjithashtu se LG mund t’i mbajë butonat e navigimit që përdoren në sistemin 4.4.2. Nuk është ende e qartë nëse LG do ta mbajë dizajnin e këtyre butonave apo do ta zëvendësojë me dizajnin origjinal të Lollipop.

Mendohet se këto foto janë të një versioni të papërfunduar, por në blogun Life is Good shprehet se përditësimi i pajisjeve me Android 5.0 mund të nisë brenda disa javësh duke filluar nga Europa. /ameble