Michael Dell i ka dalur në fjalë premtimeve të tij për të kthyer kompaninë Dell në kompani private me mbështetje nga partnerët Silver Lake, duke finalizuar kështu blerjen e cila ishte shumë e diskutueshme dhe menjëherë është publikuar lajmi me një deklaratë për shtyp. 24.9 miliardë dollar ishte aprovuar marrëveshje në Shtator pas bisedimeve të gjata që kishin nisur nga muaji Shkurt.
“Sot, Dell hyn në një kapitull emocionues të ri si një ndërmarrje private, ka thënë kryeshefi dhe themeluesi Michael Dell në ketë deklaratë zyrtare. 110.000 anëtarët e ekipit tonë në mbarë botën janë 100 % të fokusuar në klientët tanë dhe në mënyrë agresive realizojnë ekzekutimin e strategjive afatgjate për të mirën e tyre.
Dell tani si një kompani private shpreson të shërbejë më mirë tek konsumatorin e vet dhe klientët e kompanive. Prodhuesi i kompjuter-vë ka vërejtur shitje të dobëta dhe fitimet në rënie që disa vite të fundit, pak a shumë ka dështuar të mbaj hapin me tendencat e pajisjeve mobile, por Dell tani njoftoi për katër tablet të ri me çmime konkurruese nga fillimi i këtij muaji. |ameble|