Kompania ajrore Delta Airlines nga SHBA ka njoftuar se duke filluar nga fillimi i vitit 2013 do të zgjerohet më WiFi në më shumë se 150 avionë ndërkombëtare përfshirë Boeing 777, 767, 747, Airbus 330 dhe Boeing 757. Ky shërbim ka qenë në dispozicion vetem për fluturimet e brendshme ne SHBA, por qasja ndërkombëtare ka qenë gjithmonë i kufizuar.
Për të realizuar qasjen ne WiFi gjersa fluturon mbi pjese te mëdha të ujit, ISP(shërbim për Internet) Gogo do të punoj më Ku-band satelitë për një bandwidth të lartë, kjo do të bëhet për herë të parë në çdo linjë ajrore. Projekti do te vazhdoj kështu deri ne vitin 2015 dhe pritet qe të veprojnë rreth 1000 avionë të kompanisë Delta Airlines me WiFi te aktivizuar ndërkombëtarësht.
Pra, personat qe udhëtojnë me Delta nuk do të kenë problem qasjen me internet edhe kur është në mes të oqeanit Atlantik, për ketë Delta dhe Gogo kanë menduar mirë edhe pse kjo teknologji do të ju kushtoj shumë shtrenjtë, aktualisht gati 160 milion konsumatorë në vit e përdorin këtë shërbim kurse në të gjitha linjat ajrore qe përdor Delta Airlines ne SHBA ju ofrojnë ne mbi 400.000 udhëtarëve qasje ne WiFi brenda ditës. |travel.usatoday.com| [divider top=”0″]