SHPËRNDAJE

bb10

BlackBerry për përdoruesit e iOS-it dhe Android-it ka ofruar mundësinë e eksperimentimit në sistemin operativ BB10 nga smartphone-et e tyre.

Demonstrimi nëpërmes shfletuesit i cili përdor HTML5, është dizajnuar për të paraqitur eksperiencën e përdoruesit në sistemin operativ BB10. Karakteristika të përfshira në ketë demonstrim të shkurtër përfshijnë BlackBerry Hub, Screen Share, Time Shift, dhe Tastierën parashikuese.  Demo është në dispozicion për çdo pajisje iOS që posedon versionin 5.0 apo më të ri si dhe Android që posedojnë versionin Gingerbread e më lartë.

Blackberry me ketë demonstrim shpreson të ketë me shumë përdorues të rinjë për sistemin e tyre operativ të ri BB10.

Nëpërmes smartphone-ve tuaj mund të shihni ketë demonstrim duke klikuar ketë link BlackBerry.com/glimpse. |ameble|

SHPËRNDAJE