SHPËRNDAJE

Facebook qe një kohë ka qenë duke testuar një sistem të ri të mesazheve që u jap të drejtën përdoruesve të dërgojnë mesazhe direkt në “Inbox” të ndonjë personi tjetër kudo, me një çmim prej 1 dollarësh.

Por çfarë nëse dikush, një i huaj për shembull, zgjedh ti dërgon mesazh themeluesit të Facebook-ut Mark Zuckerberg, a do t’ju kushtojë 1$? Me sa duket jo! Një test është bërë nga Mashable, dhe një mesazh në Inbox-in e Zuckerberg-ut do t’ju kushtojë 100$.

Nëse nuk e dini, Facebook gjithashtu ka një “Inbox” tjetër i cili është i dedikuar për mesazhe të cilat Facebook-u mendon se nuk ju pëlqejnë ti lexoni, d.m.th. mesazhet nga të huajt ose nga faqet e tjera.

“Ky test është bërë për të trajtuar raste, për shembull, në qoftë se ju dëshironi të dërgoni një mesazh dikujt qe keni takuar në një ngjarje, por nuk e keni shok (friend) në listën tuaj, ose në qoftë se doni ti dërgoni mesazh dikujt për një mundësi pune, atëherë ju mund të përdorni këtë funksion për të arritur në Inbox-in e tyre “, ka njoftuar Facebook.

Çmimin 100$ për ti dërguar mesazh Zuckerberg-ut, një zëdhënës i Facebook tha se: “Ne po testojnë disa pika ekstreme të çmimeve për të parë se çfarë funksionon me së miri për të filtruar spam.” |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE