SHPËRNDAJE

Imagjinoni në vijim një skenar realist: keni një kompjuter të vjetër që ju ka shërbyer me besnikëri për vite me rradhë, por me kohë është vjetërsuar me krijimin e lojërave të reja dhe programeve më kërkuese. Keni blerë një kompjuter të ri që është i aftë për tu përballuar me softueret aktual, por nuk dini se çfarë të bëni me kompjuterin e vjetër. Nëse provoni ta shisni atë nëpërmjet shpalljeve, ju nuk do keni edhe shumë levërdi. Nga ana tjetër, nuk është aq i papërdorshëm sa për ta hedhur, dhe ju keni prindër, të afërm, apo miq të cilëve mund tu hynte në punë një kompjuter i tillë për nevoja të internet-it, muzikë dhe filma. Problemi i vetëm është se një përdorues i ri i këtij kompjuteri është ndoshta shumë pak i përgatitur teknikisht. Çfarë duhet të bëni?

Dhuroni jetë të re, kompjuterit të vjetër (me Linux)

Instalimi i Windows XP si një zgjidhje logjike në dukje, në praktikë shpesh dëshmon të jetë një gabim katastrofik, kur është fjala për këta përdorues. Shumë prej nesh rikujtojnë Windows XP-në më mall, duke harruar se si ai ishte i prirur për “shkatrrim” në qoftë se përdoruesi nuk ka qenë jashtëzakonisht i kujdesshëm në atë çka ai instalon dhe rregullisht mirëmbanë kompjuterin nga ana softuerike. Nëse instalohet çdo gjë, dhe vetëm shtypet mbi “Next” gjatë instalimit pa e lexuar se çfarë saktësisht është duke u instaluar, kompjuteri menjëherë instalon plotë toolbar-e spiunësh dhe programme të ngjashme “helper” që ngadalësojnë sistemin operativ, duke bërë kush e di saktësisht se çfarë, dhe potencialisht komprometojnë sigurinë e kompjuterit.
Një problem tjetër është i lidhur edhe me kujtesën tonë selektive. Ne të gjithë mbajmë në mend se Windows XP dikur mjaft bukur punonte në një Pentium 3 dhe 4, por ne harrojmë se në atë kohë programet ishin të shkruara posaçërisht për këta kompjuterë. Versionet aktuale të softuerëve bëhen për kompjuterët e sotëm me shumë RAM memorie dhe disqe me cache memorie të madhe, më të cilat mund të kompensohet ngadalshmëria e pjesëve mekanike, gjersa në kompjuterin tuaj të vjetër gjindet sigurisht shumë më pak RAM dhe disku me 2 MB cache memorie (në rastin më të mirë), e që krijon burim të pandërprerë të “gërrhatjes” nga shtëpiza.
Sigurisht, ju mund të nxjerrni disi versionet e vjetra të programeve, por disa shërbime online refuzojnë të punojnë me versionet e vjetra të softuerëve, ndërsa në lidhje me vrimat e mundshme të sigurisë as të mos flasim. Së fundi, as web faqet para dhjetë vitesh nuk ishin as përafërsisht kërkuese si ditët e sotshme, atëherë kur disa nga web teknologjitë të cilat përdoren gjerësisht sot, nuk kanë ekzistuar fare.

Problemin e tretë e paraqesin antivirus-ët. Edhe versionet e vjetra të antivirus-ëve ishin në gjendje të shkaktojnë ngadalësim të dukshëm të punës në kompjuter, dhe kur ju keni instluar ndonjë më të ri, edhe në qoftë se aj ishte një “Avira” goxha i lehtë, lirishtë mund t’i thuanit lamtumirë punës së rehatshme. Versionet e vjetra nga ana tjetër, nuk do të jenë në gjendje për të ju mbrojtur nga murtaja moderne, kështu që ky moment paraqet një problem mjaft serioz për përdorim të besueshme të kompjuterit.

Zgjidhja që do të ishte më se e kënaqshme për një numër të konsiderueshëm të përdoruesve potencialë, është instalimi i distribuimeve te lehta të Linux-it. Nga njëra anë ju keni shpejtësi dhe softuer mjaft të freskët, ndërsa nga ana tjetër mbrojtje nga virusët, pasi që pothuajse i gjithë malware ka synim Windows-in si një platformë për “veprimet” e tij.
Megjithatë, situata nuk është edhe aq e qartë dhe ne nuk mund të tregojmë me gisht në një distribuim të Linux-it dhe ta rekomandojmë atë si zgjedhje të përkryer për një kompjuter të vjetër. Në radhë të parë, ekziston problemi me shumë pajisje USB për të cilat shpesh nuk është lehtë të gjindet as driver-i për Windows, e lëre më për Linux.

Në radhë të parë këtu mendojmë për lloje të ndryshme të web kamerave kineze, USB tuner-ve, madje edhe USB modem-ve për internet. Disa distribucione të Linux janë të pajisura më mirë me driver-a, kështu që ndodh që pajisjet e tilla t’i njoh menjëherë, disa të tjera nuk janë, por si do t’ju rastis juve nuk mund ta dini gjërsa ta provoni.

Për fat të mirë, në versionet e fundit të distribuimeve të Linux është përmirësuar në mënyrë drastike njohja dhe instalimi automatik i driver-ve për USB modem-at  por në përgjithësi, sa i përket internetit, rekomandohet që ju t’i qaseni nëpërmjet Ethernet interface-it, përkatësisht me kabllo të rrjetit direkt në Router apo Switch . Kjo është rruga më e sigurt për të minimizuar problemet e mundshme. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE