SHPËRNDAJE

Është zile muri me lidhje Wi-Fi, kamerë, me bateri dhe pa kabllo, që u mundëson të shihni kush është në derën tuaj nëpërmes smartphone-it. Gjithashtu është projektuar të funksionoj edhe me qelës bllokues të derës “Lockitron”, i cili mund të kontrollohet nga distanca me anë të smartphone-it.

Në kombinim, dy këto pajisje u mundësojnë përdoruesve, që vizitorët apo musafirët e tyre te futen brenda në shtëpitë e tyre, nga kudo që ndodhen ata (pronarët), edhe nëse nuk janë afër shtëpisë.

Çfarë ndodh nëse vizitori është dikush që ju nuk e njihni, nëpërmes smartphone-it mund ta pyesni atë se për çfarë ka ardhë, pa hapur derën fare?

[youtube id=”azAPskoiRSU” width=”600″ height=”350″]

DoorBot ka një funksion Intercom-like që mundëson pronarët e shtëpive për të biseduar me personin në derë nëpërmjet smartphone-it të tyre. Janë dritat infra të kuqe që mundësojnë për të parë videot edhe natën.

DoorBot është bërë nga alumini dhe ka një strehim rezistent ndaj motit. Doorbot mund të përdoret nga me shumë se një pajisje smartphone apo tabletë në të njëjtën kohë dhe është në përputhje me të dy sistemet Android dhe iOS. Funksionon me katër bateri AA që qëndrojnë rreth një vit.

Ideatorit të kësaj pajisje Edison Junior i nevojitet mbështetje dhe aktualisht është në procesin e rritjes së fondeve për DoorBot nëpërmjet një kampanje Kickstart. Nëse dikush është i interesuar për DoorBot, ajo mund të para porositet për 169 $ dhe 319 $ me qelës bllokues të derës “Lockitron”.  |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE