Pas shumë thashethemeve, Motorola dhe Google me në fund janë të gatshëm të prezantojnë smartphone-in Moto G, ku ngjarja ishte përcaktuar për sot më 13 Nëntor në Sao Paulo të Brazilit.

Ne kemi pranuar E-mail-in me të cilën jepen informata për përcjelljen drejtpërdrejt të kësaj ngjarje. Ngjarja fillon nga ora 15:00 sipas kohës tonë dhe mund ta ndiqni në linkun e më poshtëm.

[youtube id=”QN-zIbFk2JM#t” width=”600″ height=”350″]

Moto G pritet të jetë një model me kosto të ulët krahasuar me modelin e më hershëm Moto X. Ky model pritet të ketë këto specifika: ekranin 4.5  apo 4.7 inç me ekran 720×1280 pikselë, një procesorë 1.2 GHz apo 1.5 GHz 4-bërthamor i llojit Snapdragon, kamera e kësaj pajisje pritet të jetë 5 apo 8 megapikselë. |ameble|