Facebook gjatë një konference të posaçme për shtyp ka vendos ti jap fund thashethemeve dhe spekulimeve të shumta. Ajo sot po përgatitet për ti treguar botës “shtëpinë e re në Android”.
Disa ekspertë kanë thënë se Facebook më në fund do të zbulojë smartphone-in e shumë përfolur “Facebook Phone”, ndërsa raportet tjera thonë se kompania do të bëjë debutimin e një aplikacioni të ri Android që ofron integrim të thellë dhe shumëllojshmëri të shërbimeve të Facebook-ut. Aplikacioni pritet të ekspozohet në një HTC smartphone të ri të quajtur HTC First, i cili pritet të filloj si një nga pajisjet e para në funksion të një softueri të ri Android.
A do të ketë surpriza tjera nga Facebook? Gjithçka mbetet të shihet sot nga ora lokale 19:00 që do të shfaqet drejtpërdrejt nga Facebook. |ameble|