SHPËRNDAJE

Modeli i ardhshëm i smartphone-it nga LG pritet të luhat tregun e smartphone-ve. Zyrtarisht prezantohet sot në ngjarjen që pritet të mbahet në kohën e njëjtë në Londër, New York dheSan Francisco, kurse po e njëjta do të bëhet edhe nesër në Singapor, Stamboll dhe Seul.

Ngjarja do të fillojë nga ora 19:00 pasdite dhe do të jenë në dispozicion për ta shikuar online nëpërmjet uebfaqës së LG-së ose nga video e më poshtme:

Në ftesën e kësaj ngjarje shkruan: “To be simple is to be Great”. LG G3 pritet të jetë smartphone i parë që del me ekran quad HD 5.5-inç me rezolucion 2560×1440 pikselë, procesorin 8-bërthamor, kamerën 16 megapikselë me softuerin për stabilizim të imazhit, sensorin për gjurmë gishtash dhe pritet të jetë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Të gjitha këto karakteristika kanë mbetur edhe pak orë të zyrtarizohen./ameble

SHPËRNDAJE