SHPËRNDAJE

Samsung ngjarjen e saj vjetore Galaxy Premiere 2014 ketë vit e ka vendosur ta mbajë në Madison Square Garden në New York më 12 Qershor (tek ne më 13 Qershor). Ketë ngjarje kompania Samsung si gjithmonë për ata që nuk kanë mundësi ta ndjekin për se afërmi, mund ta shohin nëpërmes kanalit të tyre në Youtube, raporton SamsungTomorrow.

Në ftesën për media nga Samsung ka të shkruar një etiketë “Tab into Color” që mund të jetë një referencë për ekran Amoled të Galaxy Tab S. Nga ajo që dimë deri tani, do të jenë dy opsione të Galaxy Tab S me Amoled, pra opsioni me ekran 8.4-inç dhe 10.5-inç.

Të dy do të jenë tabletet e parë që kompania pritet të mburret me ekranet e tyre Amoled WQXGA  me rezolucion 2560 × 1600 pikselë. Këta gjithashtu do të jenë tabletet e parë që shfaqen me skaner gishtash të ngjashëm sikur në smartphone-in Galaxy S5.

Nga karakteristikat harduerike, tabletet janë të mundësuar nga procesorë 8-bërthamor Exynos 5 (5420), 4-bërthamor 1.9GHz Cortex-A15 dhe 4-bërthamor 1.3GHz Cortex-A7 dhe 3GB RAM. Gjithashtu pritet të përfshijnë kamerën e pasme 8-megapikselë me rezolucion të plotë HD (1080p ), dhe kamerën frontale 2.1-megapikselë.

Ngjarja fillon sot nga ora 19:00 (në New York) ose ora 01:00 pas mesnate (tek ne). /ameble