SHPËRNDAJE

Dropbox ZulipKetë javë është raportuar se shërbimi për Cloud Dropbox, ka blerë kompaninë e re të sapo krijuar Zulip. Kjo kompani ka zhvilluar një aplikacion shërbimi për bisedë (chat) rreth punës dhe ende është në fazën testuese beta.

Zulip ka zhvilluar ketë shërbim i cili mund të përdoret nga Windows, Mac, Linux, iOS dhe Android dhe u mundëson përdoruesve të ndajnë mesazhe private dhe publike brenda mjedisit se ku punojnë. Ky aplikacion gjithashtu ofron mundësinë standarde për mesazhe, si dhe i ofron shfrytëzuesve karakteristika të tilla që të ngarkojnë fotografi, bartjen e tyre, mesazhe private për grupe, njoftime, dhe shumë mundësi tjera.

Kur është pyetur Drobox për blerjen, ajo është përgjigjur shkurt duke thënë se “se për momentin nuk kemi asgjë për të thënë rreth kësaj.” Njoftimi për blerjen ka dal nga Zulip. /ameble

SHPËRNDAJE