Dropbox ka lëshuar një përditësim të aplikacionit për iOS, versionin 2.1 me një treshe të përmirësimeve. Përditësimi i cili është për platformën iOS 5.0 dhe më lartë paraqet mundësin e re të leximit për dokumentet PDF, radhitjen sipas datës kur bëhet modifikimi i fotografive si dhe njoftimet e menjëhershme (push notification) kur dikush ndan një dosje me ju (e cila është bërë kohët e fundit edhe për platformën android).
Pra nëse jeni një përdorues i Dropbox-it, ky përditësim i ri i aplikacionit patjetër duhet të jetë një opsion i mirë për ju. Nëse automatikisht nuk u është paraqitur mundësia për instalim atëherë mund ta bëni këtu. |ameble| [divider top=”0″]