Shërbimi për ruajtjen dhe shpërndarjen e të dhënave Dropbox, ka njoftuar se ka prekur një moment të ri, ata tani kanë më shumë se 300 milionë përdorues.

300 milion perdorues

Kompania ka parë rritjen në numër të përdoruesve gjatë 6 muajve të fundit, në Nëntor të vitit të kaluar Dropbox kishte raportuar rreth 200 milionë përdorues, që është një rritje mbresëlënëse në vetëm 6 muaj. Sipas kësaj i bie që kompania ka arritur të rrisë numrin e përdoruesve të saj me 50 % në 6 muajt e fundit, e që do të thotë se ata mund të arrijnë numrin 400 milionë deri në fund të vitit 2014.

Kompania kohët e fundit ka shtuar një sërë veçorish të reja që përfshin edhe shërbimin e ri për foto dhe video Carousel. /ameble