iPhone 6Apple gjatë këtij viti pritet të lansoj dy modele të iPhone 6, një me një ekran 4.7 inç, kurse tjetri me 5.5 inç, mirëpo më herët është spekuluar se të dy pajisjet do të vijnë me harduer të njëjtë. Sipas një raporti të fundit, të dy modelet e iPhone 6 do të vijnë me specifika të ndryshme, modeli 5.5 inç është thënë të vijë me kamerën dhe hapësirën e të dhënave ndryshe nga modeli 4.7 inç.

Ne, më parë kemi dëgjuar se iPhone-i i ri do të vijë me kamerën e re që do të ketë funksionin për stabilizim elektronik të imazhit (Electronic Image Stabilization – EIS), mirëpo kjo si duket do të futet në modeli 4.7 inç, kurse modeli 5.5 inç do të ketë kamerën edhe më të avancuar. Lajmi vjen nga ueb-faqja kineze Feng (e përkthyer), e cila ka shkruar se modeli 5.5 inç e iPhone-it të ri do të vijë me kamerë ku përfshinë stabilizimin optik të imazhit, pajisja është përfolur edhe për hapësirën e të dhënave që pritet ta jetë 128GB.

Pjesa tjetër e specifikave në të dy pajisjet pritet të jenë të njëjta, të dy modelet do të pajisen me procesorë 64-bit Apple 8 dhe do të kenë më shumë RAM. Është e mundur se iPhone 6 me ekran 4.7 inç do të ketë rezolucionin 1704 x 960 pikselë, kurse tjetri me ekran 5.5 inç do të jetë me rezolucion Quad HD prej 2560 x 1440 pikselë.

Apple është përfolur të lansoj këto modele të iPhone-it në Shtator, së bashku me Apple iWatch dhe versionin iOS 8. /ameble