RedstonePortali Neowin këtë javë ka njoftuar se Microsoft është duke planifikuar lëshimin e dy përditësimeve të mëdha për sistemin e tyre të ardhshëm Windows 10.

Këto dy përditësime të mëdha të Windows 10 nga Microsoft, do të lëshohen njëra në muajin qershor të këtij viti dhe tjetra gjatë muajit tetor 2016, ku të dyja momentalisht janë të koduara me emrin ‘Redstone’.

Windows 10 aktualisht është në dispozicion për shkarkim vetëm si test (preview) dhe është në fazën e zhvillimit. Pasi të lansohet zyrtarisht si sistem i plotë, të gjithë ata që posedojnë versionin Windows 7 apo edhe me të ri, do të kenë mundësi të marrin sistemin operativ Windows 10 pa pagesë, kishte deklaruar Microsoft. /ameble