SHPËRNDAJE

Kompania Sony si duket do të nxjerr një çift të ri të smartphone-ve me Android, është njoftuar në një blog të tyre se do të organizojnë javën e ardhshme një konferencë për media në Rusi më datën 18 Mars. Nuk janë zbuluar detajet rreth këtyre pajisjeve të cilat kjo kompani po përgatitet ti bëjë publike, edhe pse në të kaluarën janë dëgjuar thashetheme në lidhje me to, që si duket përfshijnë modelet Sony Xperia SP dhe Sony Xperia L.

Sony Xperia SP pritet të paraqitet me procesorë Qualcomm Snapdragon S4 Pro MSM8960T, 1.7Ghz, dhe gjithashtu do të vijë me GPU Adreno 320. Kurse Sony Xperia L thuhet të ketë ekran 4.3 inç FWVGA dhe procesorin 2-bërthamorë 1GHz Snapdragon me grafikë Adreno 305, plus platforma do të jetë Android 4.1.2 Jelly Bean.

Si do që të jetë më shumë detaje pritet të jepen të hënën e ardhshme, ku kompania pritet të njoftoj për këta smartphone Xperia. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE