SHPËRNDAJE

Logoja e kompanisë eBay që ne jemi mësuar ta shohim për 17 vitet e fundit, që kur është lancuar për herë te parë është gati për ndryshime, ajo do të zëvendësohet më një logo të re, të thjeshtë, dhe më të pastër e cila me sa duket sinjalizon një ndryshim të madh në mënyrën se si ne e përdorim. Hidhni një sy në logon e re të paraqitur më poshtë.

Siç po e shihni, logoja e re përmban ngjyra të njëjta që janë përdorur edhe më parë, por ndryshon nga pamja e radhitjes së tekstit për diçka që duket pak më e thjeshtë. Ne, më poshtë kemi paraqitur edhe logon origjinale, kështu që ju mund të shihni krahasimin ne mes tyre.


Per momentin, logo e vjetër ende do te jetë në uebfaqet e Ebay-s. Logo e re do të paraqitet diku në muajin tetor. Në një deklaratë të postuar në faqen e internetit nga presidenti i kësaj kompanie Devin Wenig, ka thënë se ky ka qene një vendim qe është marr me një seriozitet te madh nga eBay. Ai ka shtuar duke thënë se Logo eBay është e njohur në të gjithë botën, kështu qe për të ndryshuar nuk ishte edhe vendim i lehtë. Jemi tepër krenar se si eBay ka filluar dhe qe shumë shpejt u bë e njohur në treg, në internet dhe në botë. Shpalljet Auction-style, mallra te përdorura, dhe artikujt e vjetër mbeten ende ajo pjesa e madhe e asaj që njerëzit blejnë dhe shesin nëpërmes eBay. |ebay| |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE